Hën, Sht 22, 2025
Banner Top
Banner Top
Pejë: Katër persona të lënduar nga një aksident trafiku, një në gjendje më të rëndë

Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se sot, si pasojë e një aksidenti trafiku, janë pranuar katër pacientë për trajtim mjekësor.

Sipas spitalit, tre prej tyre janë në gjendje më të lehtë dhe po marrin trajtimin e nevojshëm, ndërsa një pacient ndodhet në gjendje më të rëndë dhe është duke iu nënshtruar ekzaminimeve dhe kujdesit intensiv nga ekipi mjekësor.

“Personeli ynë është i angazhuar maksimalisht për ofrimin e shërbimeve shëndetësore të duhura për secilin prej tyre”, thuhet në njoftimin e Spitalit të Përgjithshëm në Pejë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë