Mër, Jan 19, 2022
Banner Top
Banner Top
Pejë, 63 pacientë me koronavirus, 11 në gjendje të rëndë


Spitali i Përgjithshëm në Pejë, ka njoftuar që në këtë spital po trajtohen 63 pacientë ne COVID-19, 11 prej të cilëve në gjendje të rëndë.

“7 Pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Aktualisht po trajtohen 63 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve 39 pacientë janë në Oksigjeno terapi, 11 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa pacientet e tjerë janë në gjendje më stabile”

“Nga personeli i Spitalit 5 Mjek, 16 Infermierë dhe 3 punëtor nga personeli jo mjekësorë janë të infektuar me Covid-19.
Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 210 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.
Nga këta 23 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
190 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 2,358 analiza, ndërsa janë kryer 7 operacione.
Në Kabinetin e Radiologjisë për 24 orë janë kryer 103 shërbime Radiologjike dhe prej tyre 76 Ekzaminime të Rëntgenit, 21 EHO dhe 6 CT”.

Gjithashtu në 24 orët e fundit në Pejë kanë qenë gjashtë lindje.

“6 lindje kanë qenë gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. 4 lindje kanë qenë normale dhe 2 me prerje cezariane. Kanë lindur 6 foshnje, 2 të gjinisë mashkullore dhe 4 të gjinisë femërore”, shkruhet nê njoftimin e Spitalit të Pejës.

Arkiva

Kategoritë