Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Pejë, 61 pacientë me COVID-19, 12 në gjendje të rëndë

Në Spitalin e Pejës janë 61 pacientë me COVID-19.

“Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë aktualisht po trajtohen 61 pacientë me Covid-19. 32 pacientë janë në Oksigjeno terapi, 12 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa pacientet e tjerë janë në gjendje më stabile.
Nga personeli i Spitalit 6 Mjek, 15 Infermierë dhe 3 punëtor të shërbimit teknik janë të infektuar me Covid-19.
Gjatë 24 orët e fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 194 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.
Nga këta 20 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
Janë kryer 5 operacione, ndërsa 213 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 1,864 analiza.
kanë qenë 6 lindje, 5 normale dhe 1 me prerje cezariane. kanë lindur 6 foshnje, 3 të gjinisë mashkullore dhe 3 të gjinisë femërore”, shkruhet né njoftim.

Youtube

Arkiva

Kategoritë