Veshkat janë ndër organet më kryesore për pastrimin e trupit tonë. Duke iu falënderuar funksionimit të tyre, heqim nga trupi helmet dhe kripërat e shumta. Por edhe veshkat kanë nevojë që kohë pas kohe të pastrohen në mënyrë që të punojnë më mirë.
Gjatë kohës veshkat mbledhin kripë dhe toksina, si dhe zall të hollë e guralecë. Këto janë të nevojshme të hiqen, në të kundërtën do të kemi probleme, shkruan EO.
Një grusht me majdanoz të larë apo koriander priteni në copëza më të mëdha, vendosini në enë dhe hidhini ujë përmbi (aq sa të mbulojë fletët). Vendoseni në shporet të zihen për 10 minuta. Hiqeni nga shporeti, lëreni të ftohet (me kapak). Kullojeni dhe kur të ftohet vendoseni në frigorifer. Pini të ftohtë, një herë në ditë nga një gotë. Mund të bëni edhe çaj më të fortë, duke e lënë për 30 minuta të mbyllur me kapakë.
Menjëherë pas disa ditëve do të vëreni se si urinës i është ndërruar ngjyra, sepse trupi heq të gjitha helmet e mbledhura në veshka.
Gjithashtu, duhet të jeni të kujdesshëm në pirje, nëse dyshoni që në veshka keni guralecë. Ky çaj prej majdanozit do t’i ‘shtyjë’ dhe do të keni nevojë të takoni mjekun. Karshi çajit të majdanozit, mos harroni që të pini më shumë ujë gjatë ditës, në mënyrë që veshkat të punojnë më mirë.
Me majdanoz, pastrues të mirë të veshkave janë edhe mollët, limoni, shalqiri, ndërsa për vaj të ullirit thuhet që ndihmon në qitje të gurëve.
Edhe pse ky lëng është krejtësisht natyral, gjithsesi duhet t’i shmangeni në shtatzëni dhe të konsultohuni me mjekun.
Ky çaj rekomandohet të pihet dy herë në muaj si detoksifikues i rregullt i trupit. Gjithashtu, është i shkëlqyeshëm për lehtësim të dhimbjeve menstruale