Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar përmes Facebook-ut që për herë të dytë janë duke u pastruar rrugët në kryeqytet.
‘’Sot fillojmë edhe një larje/dezinfektim të rrugëve në betejen tonë me virusin Covid19. Po shpresojmë të ngadalësojmë edhe më shumë. Falemnderit të gjitha ekipeve.
#rriNshpi’’, ka shkruar Ahmeti në Facebook.