Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Pasta Akulli – E Freskët, e Ëmbël, e Shtëpisë

Pasta e Akullit është një recetë e vjetër e kuzhinës shqiptare e përgatitur dikur në raste të veçanta festash e gëzimesh.

Më së shumti kjo pastë, ishte ndër ëmbëlsirat më të veçanta dhe ndjellëse që ofronin dikur pastiçeritë dhe restorantet e vendit.

Edhe sot, ashtu si dikur ajo është e mrekullueshme me shijen dhe freskinë e saj.

Një ëmbëlsirë perfekte për stinën e verës. E ftohtë dhe e ëmbël, e përgatitur krejt lehtë në shtëpi, fanatastike për t’u kombinuar me fruta të stinës.

Kërko pak kohë për t’u përgatitur por shija e saj mahnitëse padyshim do t’ju tërheqë menjëherë nepsin për ta provuar.

Përgatitja e Pastës së Akullit

Përbërësit

(Përbërësit më poshtë janë për 4-5 persona)

Për pandispanjën:

  • 3 kokrra vezë dhe 1 e bardhë veze
  • 5 lugë gjelle sheqer
  • 4-5 lugë gjelle miell

Për kremin:

  • 3-4 lugë gjelle miell
  • 6 lugë gjelle sheqer
  • 1 kokërr vezë  dhe një e verdhë veze
  • 2 gota uji me qumësht
  • 2 filxhanë kafeje bajame të grira
  • 1 lugë gjelle gjalpë të freskët ose ajkë qumështi
  • 2 lugë gjelle kakao
  • Pak reçel qershie (mund të përdorni llojin e reçelit që preferoni më shumë)
  • Një lugë kafeje vanilje pluhur
  • Copëza çokollate (sipas preferencës)

Përgatitja

Si fillim, nisni me përgatitjen e pandispanjës. Rrihni vezët me sheqerin  sa të bëhet një masë e fryrë e qendrueshme.

Shtohet mielli dhe përzihet lehtë që të mos bjerë masa e fryrë e brumit.

Hidhet në një tavë ose formë pjekëse ëmbëlsirash të lyer me pak vaj dhe piqet në furrë.

Në një enë tjetër, rrihni vezët me sheqerin, hidhet mielli, qumështi i valuar dhe i ftohur pak, zihet derisa të marrë një valë, hiqet nga zjarri dhe lihet të ftohet duke shtuar vanilje, bajame të grira, kakaon, ajkë ose gjalpë i freskët dhe përzihet mirë derisa masa të bëhet kremoze.

Merret pandispanja e përgatitur, ndahet me kujdes në tre pjesë dhe shtrohet një pjesë në tavë ose në formën e ëmbëlsirës, hidhet një pjesë e kremit dhe shtrohet në të gjithë sipërfaqen e pandispanjës.

Sipër vendoset një petë tjetër pandispanje, të cilës i hidhet sërish një pjesë e kremit të përgatitur dhe më pas vendoset peta tjetër e pandispanjës.

Lyhet me krem, sipër i vendosen kokrra qershie të bëra qershie ose copëza çokollate.

Futet në ngrirje për 2-3 orë në zonën e ngrirjes së frigoriferit dhe më pas shërbehet menjëherë e ftohtë./AgroWeb.org

Youtube

Arkiva

Kategoritë