Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Pasoja e panjohur e Covid-19: Çfarë zbulon studimi italian?

Nuk dihej deri tani, por shkencëtarët kanë zbuluar së fundi se covid-19 mund të ndikojë negativisht në organin që prodhon insulinë, duke i rrezikuar më shumë disa pacientë nga diabeti. 

Një studim i kryer nga hulumtuesit në Universitetin e Sienës në Itali tregoi se virusi sulmon qelizat që prodhojnë insulinën në pankreas, duke dëmtuar një enzimë që ndodhet në sipërfaqe të këtyre tyre.

Sipas një tjetër studimi, të kryer nga Universiteti “Weill Cornell Medicine” në Nju Jork, covid-19 sulmon gjithashtu qelizat beta që prodhojnë insulinë dhe i bën ato më pak të afta të prodhojnë këtë hormon që rregullon nivelet e glukozës në organizëm.

Sakaq, zyrtarët e shtetit të Nju Jorkut thonë se urdhri për vaksinim të detyrueshëm për punonjësit e kujdesit shëndetësor po zbatohet me sukses.

Urdhri për imunizim nuk lejojnë përjashtime për arsye fetare, duke e bërë atë një nga më të rreptët në Shtetet e Bashkuara.

Autoritetet lëshuan një urdhër ekzekutiv të hënën, që i krijon mundësinë të thërrasin personel mjekësor nga Garda Kombëtare për t’i paraprirë një mungese të mundshme të personelit mjekësor kyc në spitale dhe shtëpi pleqsh.

Youtube

Arkiva

Kategoritë