Pre, Dhj 3, 2021
Banner Top
Banner Top
Pas tre muajsh kujdes intenziv, lirohet për në shtëpi, në gjendje të mirë shëndetësore, foshnja që po qëndronte në Klinikën e Neonatologjisë në QKUK

Një foshnje, e lindur para kohe, me probleme shëndetësore, është trajtuar për një muaj e gjysmë ditë në Njësinë Intensive të Klinikës së Neonatologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Me rekomandimin e mjekëve përgjegjës, pas 44 ditësh është liruar për në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore.

Foshnja me inicialet B.G. kishte probleme gastrointestinale-mostolerimit në ushqim. Për shkak të vështirësive me frymëmarrje dhe nevojës për asistence respiratore, ishte vendosur në IMV.

Në bazë të manifestimeve klinike, kishte dyshime për fistullë trakeoezofageale, të cilën e vërtetuan më pas ekzaminimet e nevojshme diagnostike-radiologjike.

Pas intervenimit kirurgjik në Kirurgjinë e Fëmijëve, foshnja ishte kthyer për trajtim të mëtutjeshëm në Klinikën e Neonatologjisë, sipas te gjeturave klinike dhe laboratorike, si dhe konsultave me kirurgun e fëmijëve, kirurgun maksilofacial, për shkak të paresës së lindur të nervit facial të anës së majtë, pediatrin-neurolog dhe fiziatrin.

Arkiva

Kategoritë