Ka vdekur 11-vjeçari nga Mitrovica, i cili ditë që disa ditë ishte duke marr trajtim mjekësor pasi kishte rënë në Liqenin Akumulues në Mitrovicë.
Lajmin për vdekjen e 11-vjeçarit e ka konfirmuar kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri në Facebook.
“Me pikëllim të thellë mora lajmin se ka ndërruar jetë 11 vjeçari, i cili para disa ditësh kishte rënë në Liqenin Akumulues.
Fatkeqësisht, Blentoni nuk iu mbijetoj lëndimeve të marra nga rënia në liqe, edhe pas disa ditëve të trajtimit mjekësor.
Ngushëllime më të sinqerta familjes Ismajli. Lutem që Allahu i madhërishëm ta mëshiroj me xhenet”.
11-vjeçari ishte nxjerrë nga liqeni akumulues në Mitrovicë në gjendje të rëndë shëndetësore, pasditen e së martës.