Mar, Tet 8, 2024
Banner Top
Banner Top
Parregullsi në konkursin për infermierë; ShSKUK del me njoftim

Konkursi për infermierë në Qendren Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) është përcjellë me pakënaqësi të shumta.

Shumë nga kandidatët janë ankuar për manipulim të këtij procesi.

Disa nga kandidatët madje kanë kërkuar dhe anulim të këtij konkursi, i cili sipas tyre është përcjellë me shumë parregullsi.

E në lidhje me këtë, ShSKUK ka reaguar duke spjeguar se cka në fakt ka ndodhur gjatë këtij procesi.

Sipas ShSKUK-së, testet kanë qenë disa llojesh, varësisht nga profili infermieror dhe se tw gjitha testet kand pasur dallime.

Gjithashtu, ShSKUK thekson se janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme sa i përket administrimit të procesit të testimit dhe se janë kontrolluar rreth 1700 teste, rezultatet e të cilave janë shpallur me datën 27.08.2024 dhe se secili nga kandidatët ka pasur mundësi ta shikoj testin.

Për më shumw detaje, më poshtw gjeni njoftimin e plotë nga ShSKUK:

“Të nderuar,

Ju njoftojmë se testet kanë qenë disa llojesh, varësisht nga profili infermieror.

Testet kanë qenë të ndryshme ne bazë të kategorive dhe sa i përket rrjedhjes se testit, nuk e është e vërtetë se ato kanë rrjedhë para intervistimit.

ShSKUK ka ndërmarrë masat e nevojshme me punëtor shtesë administrativ, që rrjedha e testimit të jetë më e mirm.

Testi i radhës ka qenë me përmbajtje të pyetjeve të ndryshme nga ai paraprak për secilin grup.

Janë kontrolluar afër 1 mijë e 700 teste dhe me këtë numër të lartë jane te mundshme edhe lëshimet teknike.

Pas shpalljes së rezultateve me datën 27.08.2024, në nivel të SHSKUK-së, ka pasur mundësi që secili kandidat ta shikoj testin, nëse ka pasur ndonjë lëshim teknik.

Afati ka qenë 3 ditor, pra deri me datën 30.08.2024, dhe kemi pranuar rreth 60 kërkesa për ta shikuar testin, prej tyre 8 kanë dalë që ka pasur lëshime, qoftë nga ana administrative, qoftë nga ana e komisionit, disa prej tyre janë edhe ato shifra që janë cekur në pyetje.

Janë përmirsuar lëshimet e ndodhura dhe kandidatët janë ftuar për Intervistë me gojë. Nuk ka ndryshim të pikëve, vetëm përmiresimi të lëshimeve teknike gjatë punës administrative.

Në fund të publikimit të rezultateve finale, ekziston këshilla juridike, ku kandidatët e pakënaqur në afat prej 15 ditëve kanë të drejtë ankese.

ShSKUK, inkurajon të gjithë ata që kanë pakënaqësi apo ankesa, t’i paraqesin ato, meqë secila ankesë do të trajtohet individualisht nga komisionet përkatëse.”

Youtube

Arkiva

Kategoritë