Sht, Dhj 14, 2024
Banner Top
Banner Top
Parandaloni prishjen e dhëmbëve përmes fluorizimit

Shkruar nga: Dr. Uran Halimi – Stomatolog

Preventiva e prishjes së dhëmbëve është me e mirë, më e lehtë dhe më e lirë se sa ndërhyrjet e mëtejme që bëhen në dhëmbë. Fluorizimi, vulosja e fisurave dhe odontomiaprofilaktike janë tri metodat kryesore profilaktike që përdoren në shumë vende të botës si mënyrë e parandalimit të prishjes së dhëmbëve.
Efekti i fluorit në dhëmbë

Fluori punon duke u lidhur me smaltin e dhëmbëve, i cili përbëhet kryesisht nga hiroksiapatiti, një kristal i përbërë nga kalciumi, fosfor, hidrogjen dhe oksigjen, sipas Scientific American. Duke zëvendësuar molekulën hidroksile në hydroxylapatite, fluoridi e bën dhëmbin më rezistent  ndaj sulmit të acidit nga bakteret. 

Efektet e fluorit:

  1. Zvogëlon “tretshmërinë” e smaltit dhe të dentinës në mesin acidik (Jonet e fluorit zëvendësojnë jonet e Ca në kristalet e hidroksiapatitit)
  2. Fluori mundëson remineralizimin në lezionekarioze
  3. Fluori e redukton adezivitetin e sheqerit në membranën e baktereve por edhe të mikroorganizmave në sipërfaqen e dhëmbit
  4. Fluori e redukton metabolizmin e sheqernave si dhe në prodhimin e polisaharideveextracelulare dhe intracelulare gjë që ndikon edhe në pengimin dhe zhvillimin e baktereve streptococcusmutnas.
  5. Veprimi antienzimatik i fluorit manifestohet me zvogëlim të efektit antimikrobik në doza optimale ka edhe veprim baktericid
  6. Fluori shtresohet në smalt, prandaj smalti është më rezistues ndaj acideve.

                                       Metodat e fluorizimit të fluorit

  1. Metoda sistemike (endogjene)
  2. Metoda lokale (ekzogjene)

Fluori është element kimik i cili në stomatologji në preventive mund të përdoret në mënyrë endogjene (të brendshme, përmes ujit, qumështit, tabletave etj) ose në mënyrë ekzogjene (të jashtme, përmes pastave për pastrim të dhëmbëve ose geleve të ndryshme në ordinanca stomatologjike). Gjatë përdorimit të brendshëm fluori në organizëm hyn përmes ushqimit dhe ujit, resorbohet nga trakti tretës dhe përmes gjakut shpërndahet në tërë organizmin por edhe në dhëmbë. Në dhëmbë fluori formon një rrjetë kristalore të quajtur fluorapatit, që e bënë dhëmbin shumë më rezistent ndaj shkaktarëve të kariesit. Mungesa e fluorit ndikon në uljen e rezistencës së strukturës së fortë të dhëmbit ndaj kariesit, manifestohet edhe me ndryshime degjeneruese në eshtra, në formë të osteoporozës.

Fluorizimi i ujit në komunitet rekomandohet nga pothuajse të gjitha organizatat shëndetësore publike, mjekësore dhe dentare. Rekomandohet nga Shoqata Amerikane e Dhëmbëve, Akademia Amerikane e Pediatrisë, Shërbimi Shëndetësor i SHBA-ve dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë. Në vitet 1930, studiuesit përcaktuan se njerëzit që kishin pirë ujë të pijshëm të fluorizuar kishin rreth 66% më pak karies se njerëzit që jetonin në zona pa ujë të pijshëm të fluorizuar. Që nga ajo kohë, është rekomanduar që vazhdimisht të përdoret fluorizimi i ujit të pijshëm.

                                          1. Metoda sistemike (endogjene)

  1. Fluorizimi i ujit të pijes

Qëllimi i fluorizimit të ujit është parandalimi i prishjes së dhëmbit duke rregulluar përqendrimin e fluorit në furnizimin me ujë të pijes. Kostoja për fluorizimin e ujit në SHBA për një persona brenda vitit kushton 1.06$. Ky çmim është shumë i vogël si profilaksi, krahasuar me çmimin e restaurimit të një dhëmbi. Në vitin 2011, Organizata Botërore e Shëndetësisë sugjeroi një nivel fluori prej 0.5 deri 1.5 mg / L (miligram për litër), në varësi të klimës, mjedisit lokal dhe burimeve të tjera të fluorit.  Fluorizimi i ujit ka një kosto të ulët dhe zakonisht përdoret natrium fluoridi, natrium-siliko-fluoridi dhe acidi siliko-fluoro-hidrogjenik. Në bazë të studimeve të shumta  fluorizimi i ujësjellsit të shkollës qon deri te reduktimi i kariesit për 30-40%.  Ndërsa doza prej 0.8-1.5 mg/I ne ujë është dozë optimale që ndikon në reduktimin e kariesit. Nëse doza e fluorit është mbi 2 mg/I ujë, atëherë ai do te ishte toksik për organizëm, si dhe do të kishte veprim te dëmshëm për dhëmbë.

  • Fluori në formë tabletash

Doza optimale profilaktike e dhënies së fluorit në formë tabletave është:

  • 0 – 2 vjet =  0.25 mgNaF në ditë
  • 2 – 4 vjet = 0.50 mgNaF në ditë
  • 4 – 6 vjet = 0.75 mgNaF në ditë
  • mbi 6 vjet = 1 mgNaF në ditë.
  • Fluorizimi i kripës së kuzhinës

Është formë alternative ku nuk bëhet fluorizimi i ujit për pije, thonë ekspertët e OBSH-ës. Kjo metodë aplikohet në Zvicër, Francë, Xhamajka, Gjermani e më vonë edhe në Meksikë dhe Spanjë. Në vendet ku përdoret më shumë kripa fluorizimi bëhet në sasi nga 200-350 mgF/kg.

  • Fluorzimi i qumështit

Qumështi human dhe qumështi i lopës përmbajnë koncentrim të vogël rreth 0,02- 0.03 ppmF. Qumështi fluorizohet me NaF, CaF, dinatrium-monofluoro-fosfat dhe dinatriumsilikofluorid. Në Britani fëmijët marrin 189 ml qumësht në ditë deri sa në Kinë 250 ml qumësht, andaj në Britani shtohet 2.65 ppmF e në Kinë 2 ppmF. Qëllimi i kësaj metode është preventiva dhe në bazë të hulumtimeve përfundimi varet nga:

  • Mosha ndikon në marrjen e qumështit të fluorizuar
  • Sa gjatë merret qumështi i fluorizuar
  • Frekuenca e marrjes së qumështit të fluorizuar
  • Doza optimale e fluorit në qumësht

                                      2. Metoda lokale (ekzogjene)

  1. Medikamentet me përmbajtje fluori

Përdoren me qëllim që fluoridet të qëndrojnë më gjatë në sipërfaqe të smaltit dhe të inkorporohen prizmat kristalore të smaltit. Është aplikim i lehtë dhe i shpejtë. Dhëmbët lahen dhe thahen, pastaj me brusha speciale vendoset llaku me fluoride në sipërfaqe të dhëmbit deri 15 sekonda në mënyrë që llaku të thahet. Hulumtimet tregojnë që kjo metodë ka sukses dhe efekti zgjatë pre 3-6 muaj.


Vendosja e fluorit në formë të llakut
  • Pastat për dhëmbë me përmbajtje të fluorit

Roli i tyre është që përmes efektit mekanik largojnë pllakun dental dhe japin erë të freskët në mjedisin oral. Për arsye preventive, parandalimin e kariesit, pasta për dhëmbë duhet të përmbajnë fluoride si NaF, SnF, Na-monofluorofosfat, aminofluorid ose fosfat fluorid. Pastat për dhëmbë kanë koncentrim të fluorideve 1000-1100 ppmF. Pastave u shtohen edhe aditiv të tjerë me qëllim të rritjes së efektit profilaktik, mund të shtohet Mn-Chloridi me vlerë të njejtë me SnF. Hulumtimet tregojnë se kripërat e Ca e rrisin efektin kariostatik të Na-monofluorfosfatit

  • Përdorimi i florit në formë të zhelesë

Kanë përdorim të gjerë dhe përmbajnë 1,000-1,500 ppmF, si: Naf (5,000ppmF), fosfat-fluorit (5,000ppmF) dhe SnF (1,000ppmF), mirëpo këto zhele nuk përmbajnë mjete abrazive prandaj me këto pasta nuk mund të pastrohen dhëmbët. Preferohen tek fëmijët dhe të rriturit me kariesrisk të lartë, përdoren një herënë jave, ose një herë në muaj 5,000 ppmF varësisht nga koncentrimi i fluorideve. Zhelet me fluoride aplikohen me brushë, dhe për 1 minut lahen dhëmbët intenzivisht, pastaj pas 30 sekondave shpërlahet goja dhe 30 minuta pas nuk hahet e as nuk pihet. Kjo metodë preferohet të aplikohet para gjumit. Nuk preferohet tek fëmijët nën 5 vjeç sepse ka koncentrim relativisht të lartë të fluorideve.

Youtube

Arkiva

Kategoritë