Mar, Mar 19, 2024
Banner Top
Banner Top
Parandalohet kontrabanda në Qendrën e Paraburgimit Prishtinë

Sot, rreth orës ‪15:00 në Qendrën e Paraburgimit Prishtinë, zyrtarët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen kontrabandës brenda qendrës.

“Zyrtarët korrektuese gjatë kontrollit në portën hyrëse të qendrës, kanë vërejtur se avokati, A.B, në xhepin e palltos së tij kishte të paketuara dhe të lidhura me lidhëse prej llastiku një sasi të konsiderueshme të parave (euro), për të cilat dyshohet se tentonte t`i fuste brenda qendrës.

Me të hetuar këtë veprim, i menjëhershëm ka qenë reagimi i stafit përgjegjës për siguri, i cili ka ndërmarrë veprimet e nevojshme dhe ka lokalizuar provat materiale”, thuhet në njoftim.

Lidhur me rastin janë njoftuar Policia dhe Oda e Avokatëve të Kosovës, të cilët po merren me rastin.

Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e dukurive negative, ku hyjnë luftimi i kontrabandës dhe mjeteve të palejueshme, dhe nuk do të lejojë në asnjë mënyrë rrezikim e institucioneve korrektuese me dukuritë dhe veprimet e tilla. 

Youtube

Arkiva

Kategoritë