Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj, ka paralajmëruar ashpërsim të masave për parandalim të përhapjes së COVID-19.
Ai, pas një takimi me komandantin e KFOR, Michele Risi, shkroi në Facebook duke u shprehur se këtë gjë do ta bëjnë pas shtimit të rasteve të të infektuarve gjatë javëve të fundit.
Zemaj më tutje shtoi se duhet shmangur lëvizjet e panevojshme, në mënyrë që të mos e shpërndajmë virusin.
Deri më tani në Kosovë janë mbi pesë mijë raste aktive me koronavirus, ndërsa që prej fillimit të pandemisë janë shënuar mbi 20 mijë të infektuar.