Enj, Maj 25, 2023
Banner Top
Banner Top
Paralajmërimi i dr. Zekaj: Vala e infeksionit me koronavirus do të rritet, të marrim masat e duhura!

Shkruan: Dr. Visar Zekaj

Vala e infeksionit me coronavirus do të shkojë duke u rritur, dhe normalisht kur ka rritje të numrit të të infektuarve mundësia e komplikimeve të rasteve të infektuara sidomos të të moshuarit me sëmundje kronike ( kardiomiopatitë, bronkitet obstruktive, astma bronkiale, sëmundjet kronike të veshkave mëlqisë, sëmundjet neurologjike) poashtu mund të rritet e që për pasojë mund të ketë raste tjera të vdekjeve. Pra për ti evituar rritjet e infeksionit duhet të marrim masat e duhura.
Të evitohen daljet (ditëve të fundit janë shtuar tejmase daljet), të dalim një herë në javë për furnizim me ushqim dhe atë vetë një person ti bëj blerjet, gjatë blerjeve në markete të përdorim dorezat dhe maskat mbrojtëse ( nuk ka nevojë ti mbajmë edhe gjatë ngasjes së makinave), të mbajmë higjienën personale, ti pastrojmë duart me sapun për 20-30 sekonda, ose ti dezinfektojmë me bazë alkooli 70%, të përdorim faculeta gjatë teshtitjeve dhe kollitjeve ose të mbulojmë gojën me brryla në mënyrë që mos ti gjuajmë larg spërklat por ti bllokojmë afër. Në bazë të ecurisë së infeksionit besoj që në muajin qershor do mundemi të pimë kafe. /Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë