Studiuesit nga Qendra Mjekësore Irving në Universitetin Columbia, treguan se gratë që vuanin nga pagjumësia, priren të ushqehen në mënyrë jo të shëndetëshme.
Grave u kërkua të raportonin edhe për llojet e ushqimeve që ata zakonisht hanin, si dhe sasitë. Ekipi zbuloi se gratë që shfaqen pagjumësi tentonin të hanin më shumë ushqime me karbohidrate, duke shtuar rrezikun e mbipeshës dhe diabetit.
Poashtu, pagjumësia rezultoi që gratë të konsumonin më pak drithëra.
Sipas Dr.Yonatan Greenstein, profesor, rekomandon se njerëzit duhet të ndërmarrin hapa për të përmirësuar cilësinë e tyre të gjumit, bazuar në këtë studim.
“Gjumi është një pjesë e rëndësishme e jetës sonë, dhe fatkeqësisht shumë amerikanë nuk i kushtojnë rëndësi sa duhet”, tha Greenstein.
Sipas CDC-së, hapat e mëposhtëm mund t’ju ndihmojnë të bëni një gjumë të mirë:
-Qëndroni aktiv përgjatë ditës,
-Shmangni alkoolin para gjumit,
-Shmangni llampat në mbrëmje,
-Mbani një orar të rregullt të gjumit dhe zgjimit,
-Dhoma juaj duhet të jetë një ambient i qetë dhe pa dritë./Healthline