Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Pagjumësia, a mund të ndikoj në fertilitetin tuaj?

Gjumi dhe fertiliteti. A keni menduar ndonjëherë se këto kanë një lidhshmëri mes vete?

Gjumi luan një rol të rëndësishëm jetësor në jetën tonë, duke ndikuar në cilësinë e jetës, shëndetin e përgjithshëm, por gjithashtu edhe në fertilitetin tuaj.

Një gjumë i mirë gjatë natës ndihmon në freskimin e trurit dhe rregullon hormonet e rëndësishme në trupin tuaj, duke përfshirë këtu edhe hormonet e lidhura me fertilitetin.

Fatkeqësisht, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), më shumë se një e treta e amerikanëve nuk bëjnë gjumë të mjaftueshëm.

Si të burrat, ashtu edhe tek gratë, e njejta pjesë e trurit që rregullon hormonet e gjumit dhe zgjimit, si melatonina dhe kortizoli, gjithashtu shkakton një lirim të hormoneve riprodhuese.

Hormonet që nxisin ovulimin tek gratë dhe procesin e maturimit të spermës tek meshkujt mund të lidhen me modelet e gjumit-zgjimit të trupit.

Mirëpo, a mund të nënkuptojë se lidhja hormonale dhe cilësia e gjumit mund të ndikojnë në fertilitetin tuaj? 

– Studimi i botuar në vitin 2015 deklaroi se nuk ka të dhëna që tregojnë sesi gjumi ndikon në fertilitet.

Çfarë tjetër lidh gjumin me fertilitetin?

Mungesa afatgjatë e gjumit mund të çrregullojë ekuilibrin tuaj hormonal. Hulumtimet sugjerojnë se mund të ndikojë gjithashtu në fertilitetin tuaj në mënyra indirekte, duke përfshirë humorin tuaj, rritjen e rrezikut të sëmundjeve që ndikojnë në fertilitetin tuaj, si diabeti, sëmundjet kardiovaskulare dhe obezitetin./ Very Well Family

Youtube

Arkiva

Kategoritë