Enj, Maj 25, 2023
Banner Top
Banner Top
Pacientja nga Shtimja ndërron jetë nga koronavirusi, shkon në 20 numri i viktimave

Ndërroi jetë pacientja e pesëmbëdhjetë në Klinikën Infektive QKUK duke shkuar numri në njëzet.

Klinika Infektive e QKUK-së ka njoftuar se sonte në mbrëmje (25.04.2020) në këtë klinikë ka ndërruar jetë pacientja F.G (1947) nga Komuna e Shtimës shkruan Gazeta Shneta.

Pacientja është spitalizuar në Klinikën Infektive me datën 20.04.2020 dhe krahas infeksionit COVID-19, ka qenë e diagnostifikuar me sëmundje të tjera kronike.

Kjo është vdekja e pesëmbëdhjetë (15) në QKUK nga COVID-19 dhe e njëzeta (20) në nivel vendi nga kjo sëmundje.

Youtube

Arkiva

Kategoritë