Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Pacientet i besojnë standardeve dhe mjekësisë në Kosovë

Pacientet vazhdojnë të besojnë në standardet dhe mjekësinë e klinikave në Kosovë.

Rast për të dëshmuar një gjë të tillë është Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari”, ku vetëm gjatë kësaj jave kanë kryer lindjen 10 nëna. Ato kanë sjellë në jetë 10 engjëj të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

“Kënaqësi kur i besohet standardeve dhe mjekësisë vendore. Me një staf mjekësor profesional dhe standarde bashkëkohore, sollëm në jetë: Lekë, Aksa, Diell, Rima, Orges, Ana, Yll, Kaia, Mal dhe Alara. Faleminderit për besimin!”, thuhet në njoftimin e klinikës.

Klinika Amerikane “Behar Kusari” tashmë ndër vite e ka dëshmuar punën profesionale me plotë përgjegjësi të stafit të tyre.

Familje të shumta kanë ndarë momentet më të lumtura në këtë klinikë duke marr trajtim me standarde të larta ndërkombëtare. /Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë