Pre, Dhj 3, 2021
Banner Top
Banner Top
Ordinanca mjekësore “Agaj Medical ” me 30% zbritje për anëtarët e SBAShK-ut

Agaj Medical ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me kryetarin e SBAShK-ut, Rrahman Jashari, që të gjitha shërbimet mjekësore të jenë me 30% zbritje për anëtarët e e kësaj sindikate.

Duke i falënderuar të gjithë mësimdhënësit për kontributin e dhënë, drejtori i kësaj ordinance, dr. Atdhe Agaj,  ka vizituar kryesinë e SBAShK-ut dhe ka nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit që siguron zbritje prej 30% në të gjitha shërbimet mjekësore që ofron ordinanca, si:

Vizita mjekësore shtëpiake

Kujdesi ndaj plagëve

Dhënia e injeksioneve dhe infuzioneve

Inhalime

Vendosje e katederit urinar

Marrje e gjakut për analiza

 EKG me interpretim

Klizmë pastruese

Vendosje e sondës nasogastrike

Trajnim i dekubitit

Transporti mjekësor për  pacientë brenda dhe jashtë Kosovës

Asistencë në shtëpi dhe spitale për 12/24 orë.

Agaj Medical shpreh gatishmërinë që në këtë pako të shërbimit mjekësor me zbritje, përveç anëtarëve të SBASHK-ut,  të përfshihen për familjarët e tyre.

Kryetari i SBASHK-ut, Jasharaj dhe koordiantori për organizim të brendshëm, Ymer Ymeri,  kanë falënderuar dr.Agajn dhe të gjithë stafin e ordinancës Agaj Medical për këtë marrëveshje bashkëpunimi.

Kjo ordianancë do të vazhdojë edhe me bashkëpunime tjera, duke ofruar vizita specialistike mjekësore, shërbime shëndetësore shtëpiake dhe asistencë e përgjithshme për pacientë 24/7.

Kontakti:

– Tel. +383 49 803 350 (Viber & WhatsApp),

– Email: [email protected],

– Facebook.com/Agaj-Medical

– Instagram.com/agaj.medical.

》Adresa:

– Lagjia e Spitalit – Rr.Holger Pedersen, Prishtinë

Arkiva

Kategoritë