Sht, Mar 23, 2024
Banner Top
Banner Top
ODA E MJEKËVE HAP KONKURSIN PËR KRYETAR

Oda e mjekëve ka njoftuar se, pas përfundimit të procesit zgjedhor dhe Certifikimit të Listës Përfundimtare të Anëtarëve për Kuvendin e Odës së Mjekëve, është hapur  konkursin për kryetar të këtij institucioni.

Në përputhje me dispozitat e Kodit Zgjedhor të OMK-së, duke respektuar afatet e përcaktuara nga ky Kod për procedurën e kandidimit dhe zgjedhjes së Kryetarit të Odës së Mjekëve, ftojmë të gjithë anëtarët e zgjedhur që shprehin vullnetin për të kandiduar, që të drejtën për tu zgjedhur në këtë pozitë ta realizoni duke plotësuar aplikacionin për kandidim të cilin do ta gjeni në vegëzën e mëposhtme:https://omk-rks.org/…/FORMULARI-p%C3%ABr-kandidat%C3…”, thuhet në njoftimin e bërë nga Oda e Mjekëve të Kosovës.

Me tutje në njoftim thuhet se çdo anëtar i cili ka fituar mandatin katër vjeçar për Kuvendin e Odës, dhe shprehë interesin për të kandiduar për pozitën e Kryetarit, duhet të sigurojë mbështetjen e njëzetë (20) anëtarëve të tjerë të zgjedhur.

Më poshtë përshkruhen disa nga kriteret për aplikim:

– të jetë anëtarë i zgjedhur për Kuvendin e Odës nga Njësia e tij Zgjedhore

– të ketë siguruar mbështetjen e 20 (njëzetë) anëtarëve të zgjedhur,

– të mos jetë duke u zhvilluar ndonjë procedurë penale ndaj tyre,

– ndaj tij mos të jetë shqiptuar dënimi i cili është evidentuar në evidencat penale për veprat penale që janë kryer gjatë ushtrimit të profesionit të mjekut ,

-ndaj tij të mos të jetë shqiptuar dënimi për keqpërdorim të detyrës zyrtare,

– ndaj tij mos të jetë shqiptuar ndonjë masë e rëndë disiplinore nga organet e mbikëqyrjes etike;

-Dorëzimi i formularit për kandidim së bashku me CV, programin dhe certifikatën e të kaluarës penale dorëzohen në KQZ (zyrën qendrore të Odës),

Afati i dorëzimit të aplikacioneve është nga data e publikimit të këtij njoftimi deri me datë 11 dhjetor 2021 (ditë e shtunë) ora 12:00.

Youtube

Arkiva

Kategoritë