Die, Jan 23, 2022
Banner Top
Banner Top
OBSh kërkon vijimin e vaksinimit me AstraZeneca

Pasi një numër i madh vendesh të Bashkimit Evropian pezulluan përdorimin e vaksinës së AstraZeneca-s, Organizata Botërore e Shëndetit deklaroi se benefitet që vijnë nga kjo vaksinë janë më të mëdha se rreziqet.

Po ashtu, OBSH këshilloi që vaksinimet të vijojnë, raporton CNN.

Deklarata e agjencisë së OKB-së, vjen pas disa raportimeve për mpiksje të gjakut në persona që u është injektuar vaksina e AstraZeneca-s për koronavirusin.

OBSH theksoi se është rutinë që vendet të sinjalizojnë një event të mundshëm të padëshirueshme gjatë fushatave të gjera të vaksinimit dhe kjo nuk do të thotë se këto evente janë të lidhura me vaksinimin.

“Vaksinimi kundër COVID-19 nuk do ta zvogëlojë sëmundjen ose vdekjet nga shkaqe të tjera,” njofton OBSH.

“Rastet tromboembolike dihet që ndodhin shpesh. Tromboembolia venoze është sëmundja e tretë më e zakonshme kardiovaskulare në të gjithë botën”

Në deklaratë thuhet po ashtu se OBSH është në kontakt të rregullt me Agjencinë Evropiane të Mjekësisë dhe rregullatorët në të gjithë botën, dhe Komisioni i tij Global Këshillues për Sigurinë e Vaksinave po “vlerëson me kujdes” të dhënat e fundit mbi sigurinë e vaksinës.

“Sapo të përfundojë ai rishikim, OBSH do t’i komunikojë menjëherë përfundimet tek publikut,” thuhet më tej në deklaratë.

Arkiva

Kategoritë