Më shumë se 4.6 milionë raste të infektimeve me koronavirus janë shënuar gjatë javës së kaluar nëpër botë, shifër kjo më e larta që prej fillimit të pandemisë, bën të ditur Organizata Botërore e Shëndetit.
Sipas OBSh, në harkun kohor shtatëditor (14-20 dhjetor) janë shënuar saktësisht 4,612,790 infektime me koronavirus, kurse 79 mijë persona kanë humbur jetën gjatë kësaj kohe nga i njëjti shkak.
Shumica e rasteve janë lajmëruar nga Amerika Veriore dhe Jugore, ndërsa vdekshmëria më e lartë ka qenë në Evropë, ku kanë humbur jetën më shumë se 36 mijë persona. /familjajone