Sht, Qer 3, 2023
Banner Top
Banner Top
Numri i të infektuarve me koronavirus po rritet shumë në Serbi

Në Serbi po rritet frikshëm numri i të infektuarve me koronavirus

Serbia vazhdon të shënojë rritje të numrit të infektuarve me koronavirus.

Në Serbi janë shënuar tetë rastë të reja të infektuarve me koronavirus derisa numri i përgjithshëm është rritur në 97, ka bërë të ditur raporti i sotëm i orës 8 nga Ministria e Shëndetësisë së Serbisë.

Uebfaqja covid19.rs ka shtuar se gjatë kësaj periudhe janë testuar 46 persona, transmeton lajmi.net.

Në izolim shtëpiak gjenden tre persona me gjendje më të lehtë shëndetësore kurse pesë të tjerë janë ndaluar për trajtim në spital, pa komplikime.

Deri në orën 8 të ditës së sotme, në laboratorin e Institutit Torlak janë testuar gjithsejtë 486 persona që kanë plotësuar kriteret për t’u konsideruar të dyshimtë për infektim me koronavirus. /Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë