Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Numri i rasteve të reja me COVID-19 në Evropë po rritet shumë më shpejt se sa në SHBA

Rritja e rasteve të reja me COVID-19 po rritet shumë më shpejt  në Evropë se sa në SHBA, bazuar në të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) si dhe të Universitetit John Hopkins (JHU).

Sipas CNN, kjo rritje në pesë vendet më të goditura evropiane vlerësohet të jetë 42 për qind më e lartë se në SHBA gjatë periudhës 6 deri më 13 tetor.

Më 13 tetor, shifra mesatare ditore në SHBA ishte 49 mijë, ndërkohë mesatarja e pesë vendeve evropiane sikurse e Francës, Britanisë së madhe, Rusisë, Spanjës dhe Holandës ishte 70 mijë në po ato ditë.

Popullsia e pesë këtyre shteteve raportohet të jetë 343 milionë, përderisa popullsia amerikane është 331 milionë.

Evropa ka filluar të ballafaqohet me valën e dytë të pandemisë së COVID-19, e cila është përhapur me shpejtësi në të gjithë kontinentin. Këto rritje janë raportuar edhe në Çeki, Poloni, dhe në Belgjikë./Familjajonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë