Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
”Nokia” realizon telefonatën e parë në tingull 3D

Kompania finlandeze e telekomunikacionit ”Nokia” ka arritur një përparim të rëndësishëm në teknologjinë e komunikimit zanor duke pretenduar thirrjen e parë telefonike në botë me tingull tredimensional (3D).

Sipas kompanisë, teknologjia më e fundit i ofron telefonuesit përvojë në kohë reale, ku ai mund të dëgjojë gjithçka qartë në telefon sikur të jetë me personin tjetër.

Teknologjia ofron përvojë 3D të zërit për telefonuesit, krahasuar me përvojën e sotme monofonike të thirrjeve në smartphone, ku zëri kompresohet në një kanal të vetëm.

Thirrja e parë gjithëpërfshirëse u bë nga presidenti dhe shefi ekzekutiv i ”Nokia”-s, Pekka Lundmark me Stefan Lindstrom, ambasadorin e Finlandës për Dixhitalizimin dhe Teknologjitë e Reja duke përdorur kodekun IVAS 3GPP mbi një rrjet 5G.

“Ne kemi demonstruar të ardhmen e thirrjeve zanore”, komentoi Lundmark.

“Kjo teknologji novatore audio ju çon në mjedisin e telefonuesit duke krijuar një përvojë dëgjimi hapësinore dhe të përmirësuar masivisht për thirrjet zanore dhe video duke ofruar përfitime të rëndësishme për aplikacionet”, tha Lundmark.

Kompania me bazë në Finlandë shtoi se teknologjia e kodeksit IVAS nuk është zbatuar ende në rrjetet celulare.

“Përvoja e drejtpërdrejtë e zërit dhe audios e mundësuar nga IVAS përmirëson pasurinë dhe cilësinë e telefonatës, dhe përvoja tredimensionale e zërit e bën ndërveprimin më të gjallë dhe tërheqës, duke sjellë një mori përfitimesh të reja për komunikimin personal dhe profesional”, tha Lindstrom.

“Jam krenare për rolin kryesor që kanë luajtur kërkuesit dhe inxhinierët e ‘Nokia’-s në krijimin e këtyre teknologjive inovative të zërit dhe audios. Falë standardizimit, e gjithë bota tani do të përfitojë nga kjo risi”, tha presidentja e ”Nokia”-s, Jenni Lukander.

Youtube

Arkiva

Kategoritë