Mër, Maj 18, 2022
Banner Top
Banner Top
Njohja e patentë shoferëve nga Gjermania, ambasada njofton se ka nisur konvertimi i tyre

Ambasada e Kosovës në Gjermani ka dhënë disa sqarime lidhur me procesin e konvertimit të patentë-shoferëve të Republikës së Kosovës.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se, pas votimit të marrëveshjes për njohjen e patentë shoferëve (në seancën plenare të Bundesrat-it më 11 shkurt 2022) dhe hyrjes së saj në fuqi, tashmë ka nisur procesi i konvertimit të patentë shoferëve nëpër landet gjermane.

Ambasada bën të ditur se të gjithë të interesuarit për konvertimin e patentë shoferëve mund të fillojnë me procesin e aplikimit të konvertimit në qytetet apo vendbanimet ku jetojnë, përkatësisht në qendrat përgjegjëse tek institucionet gjermane.

“Marrë parasysh vëllimin e madh të kërkesave për konvertim dhe me qëllim të përshpejtimit të procesit të verifikimit të patentë shoferëve, Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës (MPB) në bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës (MPJD), do të mundësojnë verifikimin e validitetit të patentë shoferëve në të gjitha misionet konsullore të Republikës së Kosovës në Gjermani, përkatësisht pajisjen e qytetarëve me një vërtetim mbi vlefshmërinë e marrjes së patentë shoferëve në procedurë të rregullt në Kosovë. Sistemi i verifikimit të patentë shoferëve do të kryhet shpejtë (brenda pak minutave), do të jetë i standardizuar dhe në disa gjuhë”, thuhet në njoftim.

Më tej, ambasada thotë se gjatë ditëve në vijim do t`ju informojmë mbi detajet shtesë dhe datën e fillimit të verifikimit të patentë shoferëve në misionet konsullore të Republikës së Kosovës në Gjermani.

Arkiva

Kategoritë