Muaji tetor cilësohet të jetë muaji rozë, ku i dedikohet ndërgjegjësimit mbi kancerin e gjirit. Por, çfarë realisht është kanceri i gjirit dhe cilat janë simptomat e tij identifikuese?
Kanceri i gjirit do të thotë që një tumor malinj është zhvilluar nga rritja e pakontrolluar dhe jo e duhur e qelizave të gjirit.
Qelizat jonormale do të ndahen dhe grumbullohen me shpejtësi, duke formuar një gungë ose masë të gjirit. Ajo e cila konsiderohet e rrezikshme është përhapja e qelizave kancerogjene në pjesë të tjera të trupit, nëse ajo nuk identifikohet për trajtim.
Zakonisht, shenjat e hershme të kancerit të gjirit janë ndryshimet në lëkurë, madhësia ose formimi i gungave apo edhe dhimbje të gjirit.
Shenjat e para
Ndryshimet në lëkurë: këtu përfshihen shtrëngimi, trashja e indeve Brenda dhe rreth gjirit, skuqje, vena të dukshme.
Forma dhe madhësia e gjoksit: është e vërtetë që gjatë ciklit menstrual ju mund të përjetoni ndryshime në gjoksin tuaj. Mirëpo, në rast se keni ënjtje, ndjeshmëri, dhimbje ose gunga ju duhet të raportoni mjekun tuaj.
Dhimbja: dhimbja e gjirit mund të jetë shqetësuese. Ka shumë shkaqe që ndikojnë në këto dhimbje duke përfshirë pubertetin, menstruacionet, menopauza. Mirëpo, nëse përjetoni dhimbje të gjirit ose rreth thithkave mund të jetë një simptomë e kancerit të gjirit. Për këtë arsyje, kontaktoni menjëherë mjekun tuaj. /Verywell Health