Është e njohur si një nga përbërësit kryesor që sjell efekte pozitive dhe negative në shëndetin tonë.
Bëhet fjalë për kafeinën, e cila është një stimulus natyral që më së shpeshti gjendet në çaj dhe kafe
Shpesh përflitet se efektet e saj dërgojnë në pagjumësi dhe ankth, mirëpo studimet e fundit tregojnë edhe anët tjera të kafeinës.
Efekti i saj është i përqëndruar edhe në stimulimin e trurit dhe sistemit nervor qendror, duke ju ndihmuar të qëndroni vigjilent dhe të parandaloni lodhjen.
Përvec këtyre, kafeina ndihmon në djegien e dhjamit, forcim të metabolizimit, mbron mëlcinë dhe minimizon rreziqet ndaj sëmundjeve të zemrës.
Si rezultat i këtyre, në ditët e sotme, 80% e popullsisë së botës konsumojnë një produkt që përmban kafeinë çdo ditë. /Healthline