Die, Qer 15, 2025
Banner Top
Banner Top
NJËZETË E TRE RASTE POZITIVE ME COVID-19!

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se në vendin tonë sot janë shënuar 23 raste pozitive me koronavirus.

Ja njoftimi i tyre:

Sot më 10 prill 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 189 mostra të marra nga rastet e hospitalizuara në Klinikën Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore. Nga mostrat e marra për testim në virusin SARS-CoV-2, gjithsej njëzet e tre (23) prej tyre kanë rezultuar pozitive.

Rastet pozitive janë raste kontakti, nëntëmbëdhjetë (18) raste nga komuna Ferizaj (8 Sazli, 3 qytet Ferizaj, 2 Mirash, 1 Varosh, 1 Greme, 1 Talinovc i Muhaxherëve, 1 Neredime dhe 1 Lloshkobare), 2 raste Viti, 1 rast Hani i Elezit, 1 rast Prizren dhe 1 rast Prishtinë./Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë