Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Njësia Klinike Infektive 2, ka trajtuar mbi 600 pacientë me COVID-19

Altina Marmullaku

Periudha e pandemisë COVID-19, po vazhdon të jetë një periudhë e vështirë dhe shumë sfiduese për stafin shëndetësorë.

Punë dhe përgjegjësi të madhe, në periudhën e pandemisë COVID-19 kanë pasur edhe kardiologët. Ata kanë qenë të kyqur në trajtimin e pacientëve, me COVID-19, qysh nga fillimi i pandemisë.

Në një intervistë për portalin “Familja Jonë”, kardiologu Artan Ahmeti, na tregoi për vështirësitë me të cilat janë përballur dhe po vazhdojnë të përballen në këtë periudhë.

Ai na tregon se qysh nga fillimi i pandemisë, ka qenë në krye të detyrës dhe në shërbim të qytetarëve që janë infektuar me virusin COVID-19, fillimisht si konsultant, kurse nga muaji korrik 2020 edhe si vijë e parë e trajtimit të kësaj sëmundje. Duke vazhduar, si përgjegjës i Njësisë Klinike Infektive 2.

Ndërsa, thotë se pacientët e prekur nga sëmundja COVID-19, janë pacientët që vuajnë nga sëmundje të ndryshme kronike, por edhe ata të cilët vuajnë nga ndonjë sëmundje e tillë kardiovaskulare.

Intervista e plotë:

Familja Jonë: Cilat kanë qenë vështirësitë me të cilat jeni përballur gjatë pandemisë COVID-19, si kardiolog? 

Artan Ahmeti: Si çdo qytetarë tjetër, e sidomos si mjek, periudha e pandemisë COVID 19, ka qenë, si dhe vazhdon të jetë nje periudhë e vështirë, me shumë sfida, si dhe shumë e ngarkuar me punë dhe përgjegjësi. Kardiologët kanë qenë të kyqur në trajtimin e pacientëve me COVID 19, qysh ne ditët e para të shfaqjes së virusit COVID-19 në Kosovë. Fillimisht si konsultant, kurse prej muajit korrik 2020 edhe si vijë e parë e trajtimit të kësaj sëmundje. Ndërsa, unë jam përgjegjës i Njësisë Klinika Infektive 2 (objekti i Mjekësisë sportive), prej datës 25 nëntor 2020, e vazhdoj të jem edhe në ditët e sotit. Në këtë Njësi punon një numër i madhë i mjekëve, infermierëve, si dhe stafit tjetër mbështetës të lëmive të ndryshme të klinikave të QKUK-së (kryesisht vullnetarë). Deri tash në këtë njësi janë trajtuar mbi 600 pacientë. Vlenë të theksohet se vetem nga data 01 – 21 mars, në këtë njësi kemi pasuar 172 hospitalizime, si dhe 75 pacientë të liruar nga spitali si të shëruar.

Familja Jonë: Sa mendoni se ka qenë e vështirë për stafin mjekësor, të punoj pa orarë gjatë pandemisë? 

Artan Ahmeti: Ka qenë dhe vazhdon të jetë një kohë tejet e vështirë për personelin shëndetësorë, duke punuar me një vëllim shumë të madhë të punës. Duke u ballafaquar direkt me këtë sëmundje, siç dihet janë infektuar një numer i madhë i personelit shëndetësor, si dhe familjarët e tyre, për fat të keq kemi pasur edhe humbje jete të mjekëve, infermierëve, si dhe stafit tjetër mbështetës.

Familja Jonë: A kanë qenë pacientët me sëmundje kardiovaskulare, më të prekshëm ndaj COVID-19? 

Artan Ahmeti: Pacientët e prekur nga sëmundja COVID-19, janë pacientë që vuajnë nga sëmundje të ndryshme kronike, por edhe ata të cilët nga vuajnë nga ndonjë sëmundje e tillë.

Familja Jonë: Sa mendoni se ka ndikuar virusi COVID-19 tek personat të cilët kanë probleme me zemrën?  

Artan Ahmeti: Virusi SARSCoV2, si dhe sëmundja COVID-19 ka ndikuar në disa mënyra tek pacientët me sëmundje të zemrës. Fillimisht, këta pacientë kanë pasur vështirësi të ketë kontrolla të rregullta tek mjeku i tyre kardiolog, për shkak të masave antiCOVID, pastaj gjatë kontrollave të tyre rutinore, janë ballafaquar direkt me mundësinë e kontaktit me persona të infektuar me këtë virus, si dhe në fund siç edhe kanë treguar studime të shumta, pacientët me sëmundje të zemrës, që infektohen me virusin SARSCoV2, janë persona që mund të kenë komplikime të shumta, herë herë fatkeqsishtë edhe fatale.

Familja Jonë: A mund të na sqaroni infeksionet virale, shkaktarët dhe mënyrën e trajtimit? 

Artan Ahmeti: Infeksionet virale, janë infeksione të shkaktuar nga mikroorganizmat të quajtur virus. Trajtimi i tyre edhe në ditë moderne është shumë sfidues, pasi që shumë herë nuk kemi trajtim specifik, por vetëm simptomatik. Tek shumë sëmundje virale, vaksina është zgjidhja ideale.

Familja Jonë: Cilat janë këshillat e juaja që dëshironi të i rekomandoni për të evituar stresin dhe lodhjen gjatë kësaj periudhe të pandemisë? 

Artan Ahmeti: Fillimisht i rekomandoj të gjithë pacientët me sëmundje kronike, e sidomos ata me sëmundje të zemrës, të ju përmbahen strik rekomandimeve të masave antiCOVID. Gjithashtu masat AntiCOVID, duhet të respektohen nga të gjithë personeli shëndetësore, në mënyrë që ata, familjarët, si dhe pacientët e tyrë të jenë më të mbrojtur. /FamiljaJonë/

Youtube

Arkiva

Kategoritë