Enj, Mar 21, 2024
Banner Top
Banner Top
Një vit nga vdekja e Rasim Thaçi – Cima

Janë bërë një vit që kur ka ndërruar jetë aktori i mirënjohur i skenës dhe teatrit, Rasim Thaçi – Cima.

Cima vdiq më 26 mars të vitit 2021 për shkak të komplikimeve me COVID-19.

Ai ka vdekur në moshën 71- vjeçare.

Cima u bë i njohur gjatë viteve ’80 si pjesë e grupit  “Treshi përsheshi”, së bashku me të ndjeri Ibrahim Krajkova – Leci dhe Sevdai Radogoshi – Qumili.

Skeçet me të njohura të tij janë: Treshi Përsheshi, Cimë Baushtella, Nusja nga Diaspora, Lajmi në Gurbet, Cimë kulleri te Lec katunari, Leci te mulla Cima, Cima Taxi 1, Cimë Baksuzi – Cima ne Cia, Cimë Polici etj.

Gjatë ditës së sotme, kur edhe u bë përkujtimi i tij, pati reagim edhe nga ministri i Kulturës, Hekuran Murati, i cili u shpreh se duhet të jenë krenarë të gjithë të afërmit e viktimës për punën aritistike që ky i fundit bëri.

Ndërkohë, miku dhe bashkëpunëtori i ngushtë i Cimës, Sevdai Radogoshi, e cilësoi Cimën si mbret të humorit shqip.

“Sot një vit u nda nga kjo jetë Rasim Thaqi-Cima! Një njeri me zemer të madhe, një shok, mik, human dhe gjithmonë i gatshëm të jepte dhe piken e fundit nga vetvetja për me i ba tjert me qeshë”, ka thënë ai.

“Gjithmonë falënderues për momentet e bukura që na dhuroj ky artist i madh! Do të kujtojmë gjithmonë, mbreti humorit”, vazhdoi më tej Radogoshi.

Youtube

Arkiva

Kategoritë