Mar, Nën 30, 2021
Banner Top
Banner Top
Një stil aktiv i jetesës sjellë shumë përfitime shëndetësore

Organizata Botërore e Shëndetit (WHO) dhe Shkolla e Harvardit për Shëndetin Publik  pajtohen se ka shumë rëndësi për shëndetin tonë ta limitojmë kohën pasive.

Aktivitetet fizike na ndihmojnë të arrijmë një stil jetese me shumë përfitime shëndetësore, por ka shumë rëndësi planifikimi i ushtrimeve dhe përmbushja e aktiviteteve për të arritur një shëndet optimal.

  • Aktivitetet ditore:

Çdo ditë duhet të bëni aktivitete fizike, si ecje të shpejtë. Duhet të synoni t’i bëni deri në 10,000 hapa në ditë.

Ecja, përpos që parandalon disa probleme me zemër, ndihmon edhe në humbje të peshës, në heqjen e toksinave, në tonifikim të muskujve, në uljen e stresit dhe përmirëson metabolizmin. Për faktin që ky aktivitet ndikon pozitivisht në shëndetin tuaj, është koha ta bëni pjesë të rutinës suaj ditore.

  • Aktivitetet javore:

Për të humbur peshë dhe për të qenë në formë të mirë ju nevojitet të bëni ushtrime kardio me një plan të ushtrimeve:

3 ditë në javë – Aktivitete aerobiku për të mbajtur pulsin në lëvizje (bicikletë, vrapim, ecje e shpejtë, vallëzim, not, ecje nëpër male, tenis dhe basketboll). 

2 ditë në javë – Aktivitete për forcë trupore për të përmirësuar forcën dhe qëndrueshmërinë e muskujve.

Kohë pas kohe – Ushtrime fleksibiliteti (joga, zgjatje muskujsh, etj.).

Joga ka shumë benefite që ndikojnë në shëndetin optimal të njeriut, këto janë disa prej tyre, të cekura nga Shoqata Ndërkombëtare e Terapistëve të Jogës (IAYT):

  • Rritet efikasiteti kardiovaskular
  • Rritet efikasiteti i frymëmarrjes
  • Normalizohet funksioni gastrointestinal
  • Normalizohet funksioni endokrin
  • Fleksibiliteti muskuloskeletor dhe diapazoni i lëvizjes së kyçeve rritet
  • Qëndrimi përmirësohet
  • Rritet qëndrueshmëria
  • Niveli i energjisë rritet
  • Pesha normalizohet
  • Gjumi përmirësohet
  • Rritet imuniteti

Arkiva

Kategoritë