Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Një pjesë e Spitalit të Gjilanit do të shfrytëzohet për ndërtimin e shkollës së mjekësisë

Një pjesë e Spitalit të përgjithshëm në Gjilan do të jepet në shfrytëzim për ndërtimin e Shkollës së Mesme të Mjekësisë, e cila deri më tani ka zhvilluar aktivitetet në shkollën e ekonomisë të kësaj komune.

Për këtë njoftoi gjatë një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia. Ai tha se ky vendim u mor pasi nxënësit e kësaj shkolle për shkak të kushteve jo të mira, kanë vijuar mësimet me shumë telashe në shkollën ekonomike. Vitia përmendi se përpos punës teorike , në këtë objekt nuk mund të realizoheshin punët praktike dhe nuk kishte as laborator. Përveç kësaj, Vitia tha se në Klinikën e Gjinekologjisë shumë shpejt pritet që të aktivizohen tre shërbime të reja.

Lidhur me këtë vendim foli edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Ai tha se u mor vendim që Komunës së Gjilanit t’i jepet për shfrytëzim parcela prej pesë mijë metra kator, ku edhe planifikohet të ndërtohet Shkolla e Mesme e Mjekësisë dhe objekti për qëndrim ditor për të moshuarit.

Youtube

Arkiva

Kategoritë