Pre, Dhj 3, 2021
Banner Top
Banner Top
Një person rrëzohet nga kulmi i një shtëpie, dërgohet për trajtim në QKUK

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person derisa ishte në vendin e punës është rrëzuar nga kulmi i një shtëpie dhe është lënduar.

Rasti ka ndodhur në fshatin Kobaj të Prizrenit, të enjten në ora 11:10.

“Fsh. Kobaj, Prizren, 11.11.2021 – 11:10. Viktima mashkull kosovar, deri sa ishte në vendin e punës është rrëzuar nga kulmi i një shtëpie dhe është lënduar”, thuhet në raport.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe gjendja e tij është e rëndë. Rasti është duke u hetuar.

Arkiva

Kategoritë