Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Një përbërës kuzhine që ju ndihmon për të eliminuar celulitin

Asparagët janë bimë barishtore të pasura me klorofil. Shumë të shijshme në kuzhinë, mund të përfshihen në shumë menu të rafinuara.

Ingredienti i bukurisë. Asparagët janë të pasur me fibra vegjetalë, acid folik dhe vitamina, mbi të gjitha vitaminat A, C, E dhe disa vitamina të grupit B. Përmbajnë, përpos të tjerave, kripëra minerale, mes tyre fosfor, kalcium dhe krom, e lidhur me insulinën.

Përfitimet. Këto perime përmbajnë sasi të mëdha kaliumi, që ndihmojnë zemrën dhe muskujt. ato njihen edhe për efektin e tyre diuretik dhe përfitimet që i sjellin sistemit nervor  e gjithashtu njihen për natyrën e tyre hiperkalorike. Duket se ndihmojnë edhe në eliminimin e celulitit…

Receta: Tre pako miell misri me lule kungulli, asparagë e brokoli. Vendosni të ziejnë 600 ml ujë me kripë dhe shtoni 320 gramë miell misri; kur përzierja t’ju duket homogjene lëreni të ftohet. Priteni në trekëndësha me përmasa 7 cm x 4 cm. Zieni 4 patate, shtypini dhe shtojini 100 gramë qumësht e një lugë gjalp; hidhini kripë e piper e shtojini gjithashtu 40 gramë tartuf të zi. Zjeni 100 gramë brokoli, hidhini në mixer derisa të prëftohet pure, hidhini kripë e piper dhe vaj ulliri extra vergine.

Hdhni në tigan për 5 minuta 100 gramë të  tjerë brokoli me pak spec djegës dhe 100 gramë kërpudha; procedoni në të njëjtën mënyrë me 8 bishta asparagë dhe 8 lule kungulli për 3 minuta. Shpërnda në trekëndëshat e miellit të misrit asparagë dhe lule kungulli, krem brokoli, e 100 gramë parmigiano reggiano të vjetër dhe kërpudhat.

Shërbeni purenë e patateve me tartuf.

Youtube

Arkiva

Kategoritë