Mër, Jan 26, 2022
Banner Top
Banner Top
Një operacion i rrallë ka përfunduar me sukses në QKUK

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se ka përfunduar me sukses operacioni i rrallë i tumorit në Klinikën e Kirurgjisë Torakale të QKUK-së.

Ekipi operator, i përbërë nga mjekë kirurgë, anesteziologë dhe instrumentarë, i hoqën pacientit një tumor të përmasave 36 cm x 25 cm, me peshë 3.5 kilogramë, në kavitetin torakal majtas, që infiltronte diafragmën dhe mushkërinë e majtë”, thuhet në njoftimin e ShSKUK- së.

Ndërkaq, sa i përket gjendjes së pacientit, ata kanë njoftuar se është stabile dhe që pritet të lirohet shumë shpejt në shtëpi.

Arkiva

Kategoritë