Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Një muaj paraburgim për tre persona, dyshohet se ishin pjesë e një grupi kriminal

Një muaj iu është caktuar tre personave, pasi dyshohej se ishin pjesë e një grupi kriminal nga Gjykata Themelore në Prishtinë

Të pandehurve A.K, L.B, K.B, F.G, A.S, E.Z, H.K dhe L.B iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji për secilin veç e veç.

Ja njoftimi i plotë i gjykatës:

Prishtinë, 14 nëntor 2020 – Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve A.K L.B, K.B, F.G, A.S, E.Z, H.K dhe L.B për shkak të veprës penale ‘pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar’.

Të pandehurve A.K, L.B, K.B, F.G, A.S, E.Z, H.K dhe L.B iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji për secilin veç e veç.

“Gjykata ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit, pasi që në rastin konkret hetimi është në fazën fillestare dhe lënia në liri e të pandehurve paraqet rrezik real, se të njëjtit mund të shmangen nga ndjekja penale dhe të ndikojnë në dëshmitarë, kjo vepër është kryer përmes krimit kompjuterik dhe me qëndrimin në liri ekziston rreziku se të pandehurit përmes platformave të ndikojnë në dëshmi, duke shkatërruar ato apo ndikuar në to”, thuhet në komunikatën e tyre, transmeton Indeksonline.

Youtube

Arkiva

Kategoritë