Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Një muaj paraburgim për të dyshuarin e pestë, për dhunimin e 11-vjeçares

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të rënda ka bërë të ditur se një muaj paraburgim i janë caktuar të dyshuarit të pestë, për dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë.

”Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit SH.K për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Dhunimi Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit SH.K e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i është caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji”.

”Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh peshën e rëndë të veprës penale, mënyra dhe rrethanat në të cilat është kryer vepra penale ku dyshohet se është kryer ndaj viktimës e cila është e mitur dhe me lënien në liri të të pandehurit ekziston rreziku i ikjes, me qëllim të shmangies nga përgjegjësia penale, ekziston rreziku që i njëjti do të asgjësojë, fshehë, ndryshojë apo edhe të falsifikojë provat e veprës penale, ndikimit në të dëmtuarën dhe në dëshmitarë andaj masa e paraburgimit tani për tani është e vetmja masë preventive që do të parandalonte të njëjtin në përsëritjen e veprës penale të njëjtë apo të ngjashme”.

”Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit”.

Youtube

Arkiva

Kategoritë