Mar, Maj 17, 2022
Banner Top
Banner Top
​Një i vdekur nga COVID-19 në Shqipëri, 22 infektime të reja

Ministria e Shëndetësisë raporton se në 24 orët e fundit është shënuar një viktimë nga coronavirusi në Shqipëri.

Nga 647 testime të kryera, 22 persona rezultuan të infektuar, ndërsa 35 të shëruar.

Aktualisht, në spital po marrin trajtim 32 pacientë, nga të cilët 5 janë në gjendje më të rënduar.

Më së shumti raste të reja janë regjistruar në Tiranë – 10. Janë 603 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 32 pacientë, nga të cilët 5 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me SARS-COV2: një qytetare nga Tirana 73-vjeçe.

Janë shëruar 35 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 269.019.

Gjithsej 273.110 raste pozitive janë konfirmuar në Shqipëri që nga shpërthimi i epidemisë. 269.019 janë shëruar, 603 janë aktive, ndërsa betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 3.488 pacientë.

Arkiva

Kategoritë