Enj, Dhj 12, 2024
Banner Top
Banner Top
Një antibiotik i harruar prej kohësh mund të jetë shpëtimi ynë: Kërkimi shkencor që rikthen shpresën

Në vitet ’40 të shekullit të kaluar, u zbulua një ilaç i quajtur Streptothricin që u tregua premtues në trajtimin e infeksioneve të shkaktuara nga bakteret gram-negative

Këta mikroorganizma, ndryshe nga bakteret gram-pozitive, nuk kanë një mur të jashtëm të fortë mbi të cilin veprojnë shumica e antibiotikëve.

Gjetja e zgjidhjeve të reja ishte një sfidë e madhe për industrinë farmaceutike. Në vitin 2017, Organizata Botërore e Shëndetësisë publikoi një listë të patogjenëve më të rrezikshëm që kanë zhvilluar rezistencë ndaj ilaçeve dhe shumica e tyre ishin baktere gram-negative.

Megjithatë, pavarësisht nga potenciali i saj premtues, Streptothricina fillimisht u refuzua sepse u konsiderua shumë toksike për veshkat e njeriut gjatë provave të hershme. Më vonë ajo ra në harresë në literaturën shkencore, transmeton Telegrafi.

Kohët e fundit, Dr. James Kirby nga Harvard dhe ekipi i tij rihetuan këtë antibiotik të harruar. Ata studiuan vetitë e tij dhe e paraqitën atë me një emër të ri – Nourseothricin, transmeton Telegrafi.

Me shfaqjen e patogjenëve që kanë zhvilluar rezistencë ndaj shumë barnave, për të cilat ka shumë pak ose aspak antibiotikë në dispozicion, tani është koha për të rihetuar dhe shqyrtuar potencialin e asaj që kemi hedhur poshtë më parë”, tha Kirby për ScienceAlert.

Nourseothricina prodhohet natyrshëm nga bakteret gram-pozitive që gjenden në tokë. Në thelb, ky ilaç është një përzierje e antibiotikëve të ndryshëm, disa prej të cilëve quhen Streptothricin F dhe Streptothricin D (SD).

Edhe pse Nourseothricin dhe SD kanë treguar efekte toksike në qelizat e veshkave në kushte laboratorike, Kirby dhe kolegët e tij tani kanë gjetur se ky nuk është rasti me Streptothricin F. Ky përbërës ende vret efektivisht bakteret gram-negative që kanë zhvilluar rezistencë ndaj ilaçeve, por e bën këtë në përqendrime që nuk janë të dëmshme për qelizat e njeriut.

Studimi është publikuar në PLOS Biology. /Telegrafi/

Youtube

Arkiva

Kategoritë