Diku pas të 40-ave, do ta gjeni veten duke vënë syze për të lexuar një libër apo në ekranin e një pajisje elektronike. Por zonja, ky është vetëm fillimi. Me afrimin e menopauzës, trupi dhe mendja fillojnë të pësojnë një sërë ndryshime, shumë prej të cilave mund të shkaktojnë parehati apo edhe dhimbje. E keqja është se gratë nuk i ndajnë këto shqetësime me të tjerët por preferojnë të vuajnë në heshtje. Edhe pse mund të mos ndiheni mirë për ndryshimet që po përjetoni, të dini se çfarë ju pret dhe si mund ta përballoni do t’ju ndihmojë të lehtësoni çfarëdolloj ndjesie të pazakontë. Më poshtë mund të gjeni 7 ndryshime që pëson trupi pas të 40-ave.
Urinoni shpesh: Shtatzënia, lindja e fëmijës dhe menopauza, të gjitha mund të kontribuojnë në humbjen e kontrollit të fshikëzës tek gratë dhe nevoja për të dalë shpesh në tualet. Mund të keni probleme të tilla si urinim të pavullnetshëm kur kolliteni, teshtini apo sforcoheni, pasi, për shkak të niveleve të ulëta të estrogjenit, muskuli i fshikëzës dhe ato të uretrës fillojnë të dobësohen.
Infeksionet urinare bëhen më të shpeshta: Një sërë ndryshimesh poshtë belit falë, e dini tashmë, uljes së niveleve të estrogjenit. Përveç tharjes vaginale, infeksionet urinare bëhen më shpeshta pas menopauzës, për shkak të ndryshimeve të niveleve të estrogjenit. Ky problem vërehet te gati 60-70% e grave pas menopauzës.
Ju bien flokët: Gjatë gjithë jetës kemi rritje dhe rënie të flokëve. Por, me ndryshimin e niveleve të hormoneve, me afrimin e menopauzës fillojnë të bien edhe flokët.
Ju shfaqen qime gjithandej dhe fillojnë të thinjen: Me moshimin e grave, bien nivelet e estrogjenit dhe rriten nivelet e testosteronit, duke çuar kështu në rritjen e qimeve në fytyrë, mjekër dhe gishta. E dimë që thinja e flokëve është pjesë e plakjes, por a duhet të shfaqen kudo? Si duket, po.
Harroni shpejt: Nëse jeni treguar shumë harraqe këto kohët e fundit, mos u shqetësoni. Me afrimin e fazës së menopauzës, fillon të bëhet gjithmonë e më e zakonshme harresa. Një jetë shumë e ngarkuar gjithashtu mund të kontribuojë. Të gjithë ne në momente të caktuara harrojmë. A do të thotë kjo që të gjithë po vuajmë nga alcajmeri? Jo. Do të thotë vetëm që jemi shumë të ngarkuar.
Marrëdhëniet seksuale bëhen të parehatshme: Ka shumë arsye përse kjo ndodh në moshë të mesme, megjithatë arsyeja kryesore është tharja vaginale. Me moshimin, fillojnë të bien nivelet e estrogjenit, duke çuar në dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale dhe humbje të dëshirës./ Burimi ”Shëndeti.com.al”