Die, Jan 23, 2022
Banner Top
Banner Top
Nga 22 marsi testimet për Covid-19 janë duke u bërë vetëm tek personat me simptoma

Laboratori i Mikrobiologjisë në QKUK është duke bërë testime për koronavirus vetëm për personat të cilët kanë simptoma të virusit.

Kjo është konfirmuar nga drejtori i këtij institucioni, Xhevat Jakupi, i cili është shprehur se teste për qëllime të udhëtimit nuk janë duke u bërë, transmeton KlanKosova.tv.

“Që nga 22 marsi 2021 e deri në një njoftim tjetër IKSHPK do të testojë vetëm personat bazuar në indikacione epidemiologjike”, është shprehur Jakupi.

“Për shkak të situates së renduar epidemiologjike dhe për racionalizim të shpenzimeve laboratorike, testimi për qëllime të udhëtimit që nuk kanë të bejne me shërim, nuk do kryhet në IKSHPK dhe QRShP”.

Ai ka thënë se ky vendim është marrë në konsultim me IKSHPK dhe Departamentit të Mikrobiologjisë”.

Arkiva

Kategoritë