Enj, Sht 12, 2024
Banner Top
Banner Top
Nga 22 marsi të gjitha nivelet arsimore në pushim një javorë

Nga 22 marsi i gjithë niveli  arsimor do të jetë në pushim. Këtë e ka bërë të ditur ministri në detyrë i Shëndetësisë, pas një takimi  që ka mbajtur me përfaqësues të ministrisë së Arsimit dhe IKSHPK-së, raporton Ekonomia Online.

“Në javën e fundit ka pasur rritje të rasteve edhe dje së bashku me institutin kemi komunikuar dhe  sot e përcjellë mënyrën e punës që e kemi bërë gjatë muajve të verës e kemi ardhur  në disa konkluzione që ditën e nesërme do ti analizojmë dhe do të vijmë me një përfundim dhe vendim dhe interesimi jonë është që të shkojmë pesë ditë përpara”, tha ai.

Zemaj tha këto masa nuk vlejnë edhe për mësimin parafillor.

I pyetur nwse  ka dalë situata jashtë kontrollit  Zemaj tha se situata është e menaxhueshme.

“Situata është e menaxhueshme dhe po përballemi mirë me këtë situatë, kemi numër të madh të të testuarëve dhe kemi një mesatare diku 15-16 vetëm deri diku ka qenë 22%, dhe janë normale”, tha Zemaj.

Youtube

Arkiva

Kategoritë