Mar, Maj 11, 2021
Banner Top
Banner Top
Neurologu Morina: Prej muajit qershor në Amerikë, për herë të parë, do të përdoret një terapi biologjike kundër demencës

Gjatë bisedës me neurologun Fatos Morina u diskutua për arritjet e fundit në lëmin e neurologjisë në botë.

Duke qenë pjesëmarrës në disa konferenca të zhvilluara në Gjermani, në të cilat është njoftuar edhe për risitë në fushën e neurologjisë, Morina, për portalin Familja Jonë, tregon disa nga të arriturat në këtë drejtim që pa dyshim shënojnë një progres të madh në luftë kundër sëmundjeve të ndryshme neurologjike.

“Neurologjia si lëmi e mjekësisë, sikurse edhe degët tjera mjekësore është duke u zhvilluar me një hov shumë të madh. Një risi që do e cekja këtu është përdorimi për herë të parë i një terapie biologjike që mendohet se ul progrediencen e demencës. Kjo terapi në Amerikë do të fillojë të përdoret dikur në muajin qershor, kurse në Evropë besoj se do të fillojë të përdoret në muajin tetor ose nëntor”, theksoi Morina për portalin Familja Jonë.

Ai gjithashtu, si të arritura të dy viteve të fundit në neurologji, përmendi edhe katër barnat kundër sëmundjes së migrenës.

“Kemi edhe një revulucion nga dy vitet e kaluara në këtë fushë që tashmë është bërë zyrtare. Në Gjermani tanimë ekzistojnë katër barna, pra një grup i ri barnash, kundër migrenes e që po i reduktojnë ataket migrenoze deri në 90 për qind”, përfundoi ai. /familjajone

Arkiva

Kategoritë