Pre, Dhj 3, 2021
Banner Top
Banner Top
NESËR DITË ZIE NË KOSOVË

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në mbështetje të legjislacionit në fuqi, ka marrë vendim që e mërkura, 24 nëntor 2021, të shpallet ditë zie shtetërore në shenjë solidarizimi me viktimat që humbën jetën tragjikisht në një aksident trafiku në Bullgari.

Të paktën 46 persona, duke përfshirë 12 fëmijë, humbën jetën me një autobus që udhëtonte nga Stambolli për në Shkup. Shumica e viktimave janë shqiptarë.

Aksidenti konsiderohet si më i rëndi që ka ndodhur në 10 vjetët e fundit në Evropë./RTK

Arkiva

Kategoritë