Mar, Mar 19, 2024
Banner Top
Banner Top
Nëse vuani nga pagjumësia duhet të provoni menjëherë këtë çaj

Gjumi cilësor është jetik për shëndetin tuaj të përgjithshëm. Sidoqoftë, stili i jetesës moderne i cili zakonisht nënkupton stres, pasivitet dhe mënyrë të ushqyerit jo të shëndetshme, mund të ndikojë seriozisht për të keq në cilësinë e gjumit.Nëse kjo vazhdon për një kohë të gjatë, mund të shkaktojë disa probleme shëndetësore duke filluar nga mungesa e vëmendjes, hipertensioni e të tjera.

Edhe pse shumica e njerëzve përdorin pilula gjumi ose produkte të ngjashme për të luftuar pagjumësinë, nuk ka mundësi më të sigurt dhe më të mirë se sa trajtimet natyrale. Një nga recetat më të preferuara është kjo që e gjeni më poshtë.

Ju duhen 1 banane, 1 gotë ujë dhe kanellë.  Vendosini të gjitha në një enë, shtoni ujë dhe lëreni të zihet për 10 minta. Kullojeni lëngun dhe shtoni kanellë për më shumë shije. Konsumojeni këtë lëng një orë para gjumit, rezultatet do të jenë të jashtëzakonshme dhe për më tepër do të keni edhe përfitime shëndetësore. Për të kuptuar më mirë mënyrën e përgatitjes shiheni videon më poshtë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë