Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Nëse mbani urinën, ju mund t’i shkaktoni këto dëme veshkave tuaja

Sa herë ju ka ndodhur të mos shkoni në tualet për të kryer nevojat personale për gjithfarë arsyesh?

Të gjithëve na ndodh, por nuk duhet të lejojmë të ndodhë shpesh pasi kjo gjë mund të çojë në disa probleme serioze. Të urinuarit është një ndër proceset fiziologjike më të rëndësishme të organizmit. Veshkat filtrojnë ujin e tepërt dhe mbeturinat nga gjaku juaj dhe urina depozitohet në fshikëz për t’u eliminuar jashtë.

Normalisht, fshikëza mund të mbajë deri në 500ml ujë, por në qoftë se bëni zakon mbajtjen e urinës për periudha të gjata kohore, ju mund të “ushtroni” fshikëzën tuaj në mënyrë që të mbani edhe më shumë. Por fshikëza juaj nuk është e vetmja, muskujt e së cilës zgjerohen pasi dhe ato të sfinkterit lirohen! Këto janë muskujt që lidhin pjesën e uretrës me fshikëzën dhe nëse këto të fundit sforcohen, brenda pak viteve ju nuk do të jeni të aftë më të mbani urinën pasi mund të humbni kontrollin.

Dhe meqenëse fshikëza juaj është në thelb një qeskë në të cilën grumbullohen mbeturinat e trupit, është terreni i përsosur i shumimit të baktereve të dëmshme. Formimi i gurëve në veshka është një tjetër problem serioz që shkaktohet nga moskryerja e nevojave personale. Të gjitha këto probleme nuk shfaqen sa hap e mbyll sytë, megjithatë vetëm mos e bëni zakon!

Youtube

Arkiva

Kategoritë