Studimi i ri i udhëhequr nga Universiteti i Uellsit Jugor, paralajmëroi se efektet neurologjike mund të ndodhin nga pirja e alkoolit.
Sipas Louise Mewton, provat sugjerojnë tre periudha të ndryshimeve dinamike të zhvillimit të trurit që mund të jenë të ndjeshme ndaj efekteve të alkoolit.
Mosha e parë, te e cila ekspozimi i alkoolit mund të ndikojë në zhvillimin e trurit është te fetusi.Ekspertët paralajmëruan se përdorimi i alkoolit gjatë shtatzënisë mund të shkaktojë dëmtime në trurin e fetusit, në aspektet njohëse.
Mosha e dytë e predispozuar nga alkooli është 15-19 vjeçare.Ekspertët kanë bërë të ditur se gjatë adoleshencës pirja e alkoolit mund të sjell efekte anësore në zhvillimin e trurit.
Dhe mosha e fundit është pleqëria; studiuesit kanë bërë të ditur se individët e moshur kanë treguar një përqindje të varësisë./Mirror/.