Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast dhune në familje, ku dyshohet se një grua ka rrahur fëmijën e saj.
Rasti ka ndodhur të mërkurën në Podujevë.
“Raportohet se e dyshuara femër kosovare ka sulmuar fizikisht fëmijën e saj viktimën kosovar”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ndërsa, me vendim të prokurorit, rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.