Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës aktualisht janë duke u trajtuar 87 pacientë me COVID-19, 17 janë në gjendje më të rëndë.
Sipas një njoftimi thuhet se 69 pacientë me COVID-19 janë në Oksigjeno-terapi, dy janë në CPAP, ndërsa nëntë pacientë me COVID-19 janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit.
“87 pacientë me COVID-19 janë të shtrirë aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 69 pacientë me COVID-19 janë në Oksigjeno-terapi, dy pacientë me COVID-19 janë në CPAP, 17 pacientë me COVID-19 janë në gjendje më të rëndë, 9 pacientë me COVID-19 janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit”, thuhet në njoftim.